Google ADS

Xhaka: “Ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin”

23:59 | 15 Shtator 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka është shprehur i zhgënjyer me barazimin 2-2 me Watfordin.

Mesfushori shqiptar, kapiten i Arsenalit, ka zhgënjyer në barazimin 2-2 që Arsenali regjistroi në udhëtim ndaj Watford dhe këtë gjë nuk e fsheh as ai vetë në deklaratën e dhënë në përfundim të ndeshjes për “BBC”.

Jemi shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm aq keq dhe e paguam shtrenjtë. Mund të thuash se jemi të lumtur që morëm 1 pikë”, u shpreh Xhaka.

E dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe se do të na sulmonin, por nuk shfaqëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin”.

Çdo skuadër në Premier League është mjaftueshëm e fortë për të shënuar, ndaj duhet ruajtur qetësia. Duhet të ishim të fortë psikologjikisht dhe ne nuk ishim sot”, deklaroi mes tjerash kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme