Të gjithë kemi dëgjuar, se dikush edhe mund të mërzitet nga një marrëdhënit, prandaj edhe kërkon që të gjejë “shpëtim” te një grua tjetër.
Se pse tradhëtojnë burrat, është një pyetje që ende askush nuk ka arritur t’ia jap përgjigjjen e saktë, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, secila marrëdhënie ka karakteristikat e saj, prandaj është shumë e vështirë që të indentifikohen problemet.
Por, jo të gjithë burrat tradhëtojnë, prandaj shikoni me kujdes se cilat janë tiparet e një burri që nuk tradhëton.
Ai është gjithmonë i sinqertë, edhe kur bëhet fjalë për gjërat më të vogla dhe ato më të rëndësishme. Ai gjithmonë ju tregon të vërtetën për vendndodhjen e tij. Ai nuk ka probleme me të qenurit i hapur dhe i sinqertë për ndjenjat e tij. Ai gjithmonë ju shpreh mendimet e tij të vërteta.
Burri që nuk tradhëton, nuk ka nevojë që të fsheh vendndodhje. Gjithashtu, gruaja e ka shumë më të lehtë, sepse nuk ka nevojë që të thërrasë në telefon ose të dërgojë mesazhe, Ai është një libër i hapur për ju. Ai me dëshirë do të marrë iniciativën për t’ju mbajtur të informuar në lidhje me problemet dhe efektet e jetës së tij. Ai kurrë nuk do të dëshironte të të bënte të ndihesh e përjashtuar.
Nëse ai e mban veten të zënë me punë, atëherë shanset janë që ai nuk do të angazhohet në një marrëdhënie të palës së tretë. Nëse ai gjithmonë merret me punën e tij, hobi ose rutinat e fitnesit, atëherë ai me të vërtetë nuk ka kohë për të takuar gra të tjera, transmeton portali arbresh.info
Shumë herë burrat mashtrojnë gratë me ish-partneret. Nëse burri juaj ka ‘varrosur’ të gjitha kontaktet me dashuritë e mëparshme, atëherë me të vërtetë nuk duhet të shqetësoheni shumë nëse do të ju tradhëtojë.
Një burrë vetmohues nuk mashtron. Ai është tepër i ndjeshëm dhe ai e di se sa do të ju lëndonte që ai t’ju mashtrojë, prandaj ai nuk do të sjellë kurrë dëshpërim dhe lëndim. E tëra që ai dëshiron të bëjë është të të bëjë të lumtur për pjesën tjetër të ditëve që do të kaloni së bashku./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...