Google ADS

Vazhdojnë sulmet terroriste në kufirin Siri-Turqi, 10 të vrarë dhe 15 të lënduar

20:41 | 15 Shtator 2019
Arbresh.info

Të paktën 10 njerëz u vranë ndërsa 15 u plagosën sot në një shpërthim me makinë-bombë në një spital në qytetin sirian Al Rai, afër kufirit me Turqinë, thanë zyrtarë lokalë dhe punonjës shëndetësorë.

Sipas Reuters, një spital u dëmtua në shpërthimin, ndërsa qyteti Al Rai shtrihet në pjesën veriperëndimore të Sirisë, e cila kontrollohet nga rebelët e mbështetur nga Turqia.

Mediat turke raportuan se 12 civilë u vranë në një “bombardim terrorist” afër kufirit sirian-turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme