Ish-ylli i filmave për James Bondin, Pierce Brosnan, e ka mbështetur idenë që një femër ta luajë rolin e agjentit sekret në të ardhmen.
Aktori, i cili e ka luajtur ‘007’ në katër filma, ka thënë për Hollywood Reporter se qëndron plotësisht prapa idesë për një agjente sekrete.
“Mendoj se e kemi parë atë që e bëjnë meshkujt në 40 vitet e fundit, janë larguar nga rruga dhe e kanë vënë femrën në maje. Mendoj se do të ishte entuziaste dhe frymëzuese”, është shprehur aktori irlandez.
Mirëpo, 66-vjeçari ka thënë se është vështirë që të ndodhë kjo derisa producente kryesore e filmit të jetë Barbara Broccoli.
Ndryshe, filmi i ardhshëm për James Bondin do të jetë i fundit me Daniel Craigun në rolin e agjentit sekret, pasi aktori ka vendosur të tërhiqet nga ky rol.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj