Irani i ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara se qëndron prapa sulmeve me dronë në stacionet e naftës të Arabisë Saudite, të cilat shkaktuan vështirësi në tregun botëror të karburanteve.
Republika Islamike gjithashtu paralajmëroi se bazat ushtarake amerikane dhe aeroplanmbajtëset e saj janë brenda rrezes së veprimit të raketave iraniane.
Përgjegjësinë për sulmin me dronë në Arabinë Saudite, i cili ndikoi në zvogëlimin e mori grupi “Houthi”, por sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e akuzoi Iranin për sulmin në territorin e prodhuesit më të madh botëror të naftës së papërpunuar.
Në kohën e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, sulmet me dronë në pjesën kryesore të industrisë së naftës në Arabinë Saudite pritet ta rrisin çmimin e naftës për 3 deri 5 dollarë për fuçi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, i mohoi akuzat e Shteteve të Bashkuara, duke i quajtur të kota.
“Të gjithë duhet ta dinë se të gjitha bazat dhe aeroplanmbajtëset amerikane në largësi deri në dy mijë kilometra rreth Iranit janë brenda rrezes së veprimit të raketave tona”, tha komandanti ushtarak, Amirali Hajizadeh, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...