Realizon fotografi të veçantë, Tuna: Më së miri reflektoj kur flas me vetveten

14:33 | 15 Shtator 2019
L G

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna kohëve të fundit është shndërruar një nga personazhet më të komentuara në shtypin rozë.

Kjo ngase në lidhjen e saj me Patris Berishën, u raportua për një krizë, spekulime këto që i hodhi poshtë vet artistja 34-vjeçare.

Ndërkohë, e njëjta po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, gjersa ndan imazhe dhe video të ndryshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Pas imazheve atraktive që solli gjatë vizitës së saj në parkun ‘Casela’ në Afrikën e Lindjes, biondja ka sjellë një tjetër fotografi para aparatit të Norik Ukës.

https://www.instagram.com/p/B2Zs-T8lHoS/

“Më së miri reflektoj kur flas me vetveten”, është përshkrimi krahas imazhit, në të cilin duket mjaft joshëse.

Gjatë kësaj kohe Tuna po ashtu u përfol për një takim të sajin me ish-kunatën Nora Istrefi, ku tashmë duket se ato janë pajtuar, derisa shfaqen duke darkuar në një nga restorantet në Prishtinë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme