Nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Tv24” konfirmuan se presoni M.G. nga Shkupi i lindur më vitin 1962 është alpinisti i cili ndërroi jetë në Olimp të Greqisë.
Nga atje, ata thonë, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, alpinisti humbi ekuilibrin e tij 100 metra para shtëpizës së malit ‘Spilios Agapitos’ dhe ka rënë në humnerë. Është planifikuar kryerja e autopsisë së trupit për nesër në Selanik, me të cilën do të bëhet e ditur shkaqet e rrëzimit në humnerë. Ekipet e zjarrfikësve të Litohoro dhe policia morën pjesë në nxjerrjen e trupit.
Familja u informua nga një alpinist tjetër që ishte pjesë e ekipit të alpinistëve.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën dhe opinioni do të njoftohet për të gjitha detajet./Telegrafi/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Tjetër shpërthim në Libanin jugor, Izraeli zotohet të godas ...
Ursula von der Leyen të shtunën viziton Kosovës, pritet në t...
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Mad...
Moti sot në Shqipëri
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun ...