Familja Krasniqi që jeton në fshatin Smallushë të Komunës së Lipjanit, kanë dy vajza, njëra në klasën e dytë dhe tjetra në klasën e pestë dhe kanë kushte të këqija jetese.
Kryefamiljari, Memli Krasniqi, vuan nga një sëmundja e epilepsisë dhe ka çrregullime të rënda psikike dhe për këtë arsyeje është i pa aftë për punë.
Ata në një intervistë të dhënë për arbresh.info kanë thënë se shtëpia në të cilën jetojnë momentalisht, dikur ishte strehë e bagëtive, të cilën me ndihmën e fqinjëve e kanë shndërruar në një shtëpi të vogël.
Krasniqi, përveçse nuk mund të punojë, ai ka edhe shpenzime të mëdha për vizitat tek mjeku dhe barnat pa të cilët nuk mund të qëndrojë.
Nëna Fatmire Krasniqi, ka thënë për arbresh.info se burri i saj nuk mund të punojë, dhe shkaku që shtëpia e tyre dikur ka qenë ahur e bagëtive, nuk është e përshtatshme për të jetuar ngase sa herë që bie shi e borë depërton brenda.
“Këtu jetojmë katër anëtarë, kjo shtëpi dikur ka qenë ahur e bagëtive dhe për shkak të kësaj, uji hynë brenda sa herë që bie shi e borë. Burri im është i sëmurë dhe nuk punon, ka terapia të rënda që kushtojnë shumë dhe duhet t’i kryej pa tjetër çdo muaj, por kushtojnë shumë shtrenjtë dhe ne nuk mund t’i mbulojmë. Kemi vetëm një ndihmë sociale prej 100 eurosh që i marrim nga shteti e asgjë tjetër. Vajzat janë të vogla dhe nuk kam me çka as t’i veshi e as t’i ushqejë. Shumë rrallë ndonjëherë na ndihmojnë fqinjët dhe asgjë tjetër”, u shpreh Krasniqi.
Ajo në fund i bëri thirrje bamirësve që t’i ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.
“I bëj thirrje bamirësve që të më ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, të më ndihmojnë se me të vërtetë s’kam kah me ja mbajte”, tha Krasniqi.
Numri për kontakt i kryefamiljarit Mejdi Krasniqi është +383 45 910 351./A.Begolli/arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde