Flora Bujupi, e cila e la një jetë modeste në Holandë dhe u kthye në Kosovë, po e kalon jetën e saj duke i shëruar, ushqyer, strehuar kafshët të cilët janë të pa mbrojtur dhe enden rrugëve, raporton arbresh.info.
52 vjeçarja, ka vendosur që pjesën e mbetur të jetës së saj, të ja kushtojë kafshëve që shumica prej nesh nuk i shohim, nuk i konsiderojmë, madje edhe ushtrojmë dhunë ndaj tyre.
Ajo, në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka thënë se dashuria e saj ndaj kafshëve i vjen që nga fëmijëria.
“Dashuria që e kam ndaj kafshëve më vjen nga fëmijëria. Kam qenë e vogël dhe jetoja me familjen time në katund. Kemi pasur kafshë të ndryshme në shtëpi, jam rritë me dashurinë e tyre dhe prej asaj kohe i dua shumë”, ka thënë Bujupi.
“Ai që nuk i do kafshët, nuk e do as njeriun”
Bujupi, e cila me kushtet e saja vetanake ka hapur një qendër strehimi për kafshët e rrugëve, ka thënë se përveç diasporës nuk e përkrahë askush.
‘’Për fat të keq, neve na duhet edhe shumë kohë për me u vetëdijesua në lidhje me këtë çështje. Një njeri i cili nuk i do kafshët, nuk mund t’i dojë as njerëzit. Unë kam hapur këtë qendër strehimi me kushtet e mija në fillim, më vonë filloi diaspora të më përkrahë. Kemi bashkatdhetarë që më ndihmojnë sa do pak në lidhje me këtë. Për ndryshe përkrahje nga institucionet shtetërore nuk kam aspak. Kam tentuar të kërkojë por nuk më kanë dhënë përgjigje.”
Flora Bujupi, në të njëjtën kohë është edhe kandidate për deputete nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), dhe ka deklaruar se nëse bëhet deputete do të tentojë të ndryshojë legjislacionin e të drejtave të kafshëve.
“Së pari duhet të ndryshojë legjislacioni i të drejtave të kafshëve. Duhet të bëhet më tepër për t’i vetëdijesuar qytetarët në lidhje me këtë dhe ka shumë gjëra që duhet të bëhen”, ka pohuar Bujupi.
Ajo në fundi ka bërë apel qytetarëve që nëse nuk mund t’i ndihmojnë kafshëve të rrugëve, të paktën të mos ushtrojnë dhunë të tyre.
“I bëjë apel të gjithë qytetarëve që nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën mos ushtroni dhunë ndaj tyre, sepse edhe këta kanë shpirt që i dhemb”, ka thënë Bujupi./A.Begolli/arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=qgrU5ZiFzoA
Vullneti: Është duke u ngushtu rrethi, na duhen banorë që na...
Hamza në Gjermani: Do të krijojmë kushte për investitorët gj...
Mbappe pranon se nuk është i lumtur në Real Madrid dhe nuk i...
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur grupi i dytë i emigr...
Policia gjobit me 400 euro vozitësin që drejtonte automjetin...
Princi William: Ky vit është ndoshta më i vështirë i jetës s...