Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka akuzuar Iranin për organizim të sulmeve me dronë ndaj stacioneve të naftës në Arabinë Saudite, të cilat mund të sjellin humbje të prodhimit botëror të naftës për më shumë se 5 për qind.
Rebelët e grupit “Houthi”, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Iranin, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e së shtunës. Sidoqoftë, diplomati kryesor i presidentit amerikan e akuzoi haptazi Iranin, duke shkruar në Twitter se nuk ka dëshmi që sulmet kanë ardhur nga Jemeni.
“Mes të gjitha thirrjeve për qetësim të gjendjes, Irani tashmë e ka kryer një sulm të pashembullt ndaj furnizuesit botëror të energjisë”, shkroi kryediplomati amerikan. “Tehrani qëndron prapa 100 sulmeve ndaj Arabisë Saudite, përderisa presidenti Rouhani dhe ministri i jashtëm, Zarif, sillen sikur janë angazhuar në diplomaci”, shtoi ai.
Sipas një deklarate të kompanisë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite, Aramco, sulmet në dy stacionet e naftës do ta zvogëlojnë prodhimin për rreth 5.7 milionë fuçi nafte në ditë, që është më shumë se gjysma e prodhimit të Arabisë Saudite. Ky shtet është eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar.
Ndryshe, Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara tha të shtunën se është i gatshëm të lëshojë në treg naftë nga rezervat strategjike, nëse një gjë e tillë është e nevojshme për ta stabilizuar tregun botëror, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...