Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott, ka folur lidhur me qeverisjen e ardhshme që do të vie në Kosovë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo Qeveri, thotë Scott, duhet ta heqë taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë.
Scott në një intervistë për Kurir, thotë se SHBA-ja është partner që mbështet normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.
“Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kohët e fundit emëroi mikun dhe kolegun tim Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Ai do të kryesojë përpjekjet tona për të intensifikuar përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe partneritetin në rajon dhe të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane. Ai e njeh mirë rajonin, Serbinë, por edhe problemin e Kosovës, kështu që unë mendoj se ai është një person ideal për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Scott, përcjell Koha.net.
Scott, megjithatë, ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-së për taksën dhe pezullimin e saj. Thotë gjithashtu se Kosova, tashmë është një vend sovran.
“Ata thonë kaq thjesht që s’mund të pranojnë që Kosova është vend i pavarur e sovran, por ai është. Ne nuk mund ta “detyrojmë” as Kosovën e as Serbinë ta njohin njëra tjetrën. SHBA-ja është atje si partner, duke mbështetur procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të inkurajuar dhe lejuar që të dy palët të arrijnë një marrëveshje. Kjo është në interes të popujve të Serbisë dhe Kosovës, por edhe të të gjithë rajonit, BE-së dhe SHBA-së. Mesazhi ynë është i qartë: SHBA-ja dëshiron që Kosova të heq tarifat në mënyrë që dialogu me Beogradin të fillohet përsëri. Tani është e rëndësishme që Prishtina të marrë një qeveri të re, të heq taksat për mallrat nga Serbia dhe BeH dhe të vazhdojë dialogun”, ka thënë tutje Scott.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg