Rebelët huti sulmuan me dronë mëngjesin e të shtunës një rafineri në Arabinë Saudite, më të madhen në botë si dhe një nga rezervat më të mëdha të naftës e cila menaxhohet nga kompania kombëtare Saudi AramKo.
Sulmi shkaktoi shpërthime dhe zjarre në rafineri por nuk ka raportime për viktima apo të plagosur në strukturë. Ende nuk është e qartë se cilat janë pasojat e këtyre sulmeve për prodhimin.
Sipas disa filmimeve të publikuara në rrjetet sociale, në rafineri janë dëgjuar dhe të shtëna me armë dhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ministria e brendshme saudite konfirmoi sulmin duke thënë se kanë nisur hetimet.
Ndërsa në një mesazh të shkurtër rebelët Huti pranuan përgjegjësinë për sulmin duke thënë se ishin përdorur 10 dronë./ABC News Albania
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?