Zhbllokohet pas vetëm tre minutave derbi Leipzig – Bayern

18:39 | 14 Shtator 2019
Arbresh Info

Derbi i javës në Bundesliga mes RB Leipzig dhe Bayern Munich është zhbllokuar pas vetëm tre minutave lojë.

Kampionit në fuqi të Gjermanisë i kanë mjaftuar tre minuta në ndeshjen si mysafirë në Red Bull Arena për të gjetur golin e epërsisë, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi qendror Robert Lewandowski shënoi me lehtësi në një përballje të drejtpërdrejtë me portierin që erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë.

Thomas Muller ishte asistues i këtij goli nga reprezentuesi polak.

Bayerni synon gjithsesi tri pikë në këtë përmballje për të rrëmbyer kreun e tabelës./arbresh.info/


Shikoni golin nga Lewandowski:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme