Google ADS

Vajza e Jozefina Topallit shfaqet për herë të parë me vogëlushin e porsalindur, zbulohet emri

18:15 | 14 Shtator 2019
Arbresh.info

Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Megi Topalli, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila ka publikuar foton e parë me foshnjen e saj në karrocë, teksa shfaqen duke bërë xhiro nga liqeni i Tiranës.

Ajo nuk ka preferuar të tregojë gjininë apo emrin e bebit, por kanë qenë të afërmit që kanë zbuluar me komentet e tyre në Instagram se foshnja është djalë dhe çifti ka vendosur ta quajë Nikola.

Kështu, vajza e politikanes konfirmon lajmet e shtatzënisë dhe bashkëjetesës së re me një djalë misterioz, pas ndarjes me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.

Ndërkohë, në këtë shëtitje një muaj pas lindjes, Megi duket se shoqërohet nga vëllai i saj, Genari, i cili shfaqet në një foto me qenushin dhe karrocën e bebit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme