Google ADS

Drita befason kampionin e Kosovës, Gjilani fiton si mysafirë ndaj Drenicës

18:11 | 14 Shtator 2019
Arbresh Info

Drita ka shënuar fitore me rezultat minimal ndaj kampionit të Kosovës – Feronikelit.

“Intelektualët” arritën t’i shkaktojnë disfatën e dytë sezonale skuadrës mysafire në Gjilan falë golit të shënuar nga Hamdi Namani, shkruan portali arbresh.info.

Vetëm disa minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Namani gjeti golin e epërsisë që rezultoi të jetë edhe vendimtar.

Nga ana tjetër, Drenica u mposhtë në shtëpi nga Gjilani me rezultat 0 me 2.

Mysafirët shënuan me anë të Gerhard Proganit në minutën e 16′, ndërsa Fjoart Jonuzi shënoi për 0 me 2 në minutën e 63′.

Ndeshjet e pasdites së sotme (e shtunë) janë zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në Superligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme