Bazuar në një hulumtim të kryer nga Localytics, iPhone 6S është duke u shitur më mirë sesa iPhone 6 qysh brenda javës së parë që është në dispozicion. iPhone 6S është katër herë më i famshëm se varianti i tij i madh iPhone 6S Plus, transmeton arbresh.info. Dy pajisjet tashmë llogariten me 1.9% të të gjitha pajisjeve me Apple që aktualisht janë në përdorim, por iPhone 6S përmban 1.5% të përdoruesve, derisa iPhone 6S Plus ka vetëm 0.4%.
Vetëm një javë më parë, Apple ka vendosur një rekord prej 13 milionë njësi të shitura të iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus për vetëm tri ditë që ishte në dispozicion. Brenda vetëm tri ditëve të para të shitjeve, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus arritën 10 milionë shitje.
Në përgjithësi, iPhone 6 qëndron telefoni më i famshëm me 33.2% të të gjitha pajisjeve nga gjiganti Apple. Më pas është iPhone 5S dhe iPhone 5 që bartin 23.2%, respektivisht 11.2% të pajisjve./arbresh.info
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2