Formacionet zyrtare, Fiorentina – Juventus

14:09 | 14 Shtator 2019
Arbresh Info

Fiorentina është pa fitore në 16 ndeshjet e fundit në Serie A dhe përballet me Juventusin që ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin Artemio Franchi në kuadër të xhiros së tretë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

“Zonja e Vjetër ka marrë pikë maksimale nga dy ndeshjet e para dhe pritet të vazhdojë ngjashëm edhe në takimin në udhëtim kundër Fiorentinas.

Maurizio Sarri ka shfrytëzuar skemën 4-3-3 me Higuain, Ronaldon dhe Costan në linjën frontale.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:00./arbresh.info/


Fiorentina: Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Castrovilli, Pulgar, Badelj, Dalbert; Chiesa, Ribery

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Cristiano Ronaldo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme