Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron t’i jap fund bisedimeve rreth transferimit të superyllit të PSG-së, Neymarit.
Neymar është përfolur shumë për transferim në Camp Nou gjatë gjithë verës dhe vazhdon ende të përmendet në konferencat për shtyp të Barcelonës edhe pse merkato e transferimeve tashmë është mbyllur, transmeton portali arbresh.info.
Për Valverden, këto pyetje të vazhdueshme rreth brazilianit janë frustruese dhe trajneri ka bërë thirrje ndaj të gjithëve për të lënë pas këtë.
“Ne kemi folur për Neymarin më parë, gjatë dhe pas merkatos dhe tani është koha për të ndryshuar faqen”, u ka thënë Valverde gazetarëve të pranishëm në konferencë.
Barcelona luan mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Camp Nou kundër Valencias./arbresh.info/
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...