Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në një tubim me qytetarët anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Podujevë, deklaroi se Llapi ja ka kthyer Kosovës shpresën edhe në kohërat më të vështira.
Osmani theksoi se Llapi nuk ia ka kthyer kurrë shpinën rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës.
” Llapi ja ka kthyer shpresën Kosovës edhe në kohërat më të vështira.Në Llap i ka rrënjët edhe familje ime, jo vetëm rrënjët por edhe krahët. Llapi nuk ia ka kthyer shpinën kurrë rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës.Ishin iu Llapjanët që i ndezët kushtrimit e mobilizimit të Ibrahim Rugovës.”
Tutje Vjosa Osmani, në fjalimin i bëri thirrje elektoratit të Lidhjes Demokratike të ndezin kushtrimit për fitorën e shtetit ligjor, duke shtuar se ky ishte amanet i presidentit Rugova.
” Pra ju të gjithë të ndezni kushtrimit për fitoren e shtetit ligjor, ku të rinjtë e të rejat e gjejnë vetën dhe nuk turpërohen nga liderët e vetë. Pra gjendemi në kullën e pamposhtur të LDK-së.Amaneti i presidentit Rugova për shtet ligjor akoma nuk është plotësuar. Ja kemi borxh atij, ja kemi borxh secilës familje, secilit dëshmor që dha jetën për liri.”
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...