Tash e disa kohë punëtorët e KEK-ut janë duke protestuar më kërkesën për mos zbatimin e Ligjit të pagave, ligji ky i cili u votua muaj më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ata po ashtu po e kundërshtojnë edhe vlerën e koeficientit, të cilën e vlerësojnë si diskriminuese për ta.
Anëtari i bordit të KEK-ut, Xhelal Jashari, në një intervistë për arbresh.info thotë se me këtë ligj për paga punëtorët e KEK-ut po diskriminohen.
“Paraprakisht ne kemi mbajt protesta, qysh më herët kur është miratuar ligji për paga, sepse punëtorët e KEK-ut diskriminohen me këtë ligj. Ne si sindikatë e re kemi shfrytëzuar mekanizmat për mos me u votuar ky ligj edhe mos me u nënshkrua ky ligj. Kemi nënshkruar peticion dhe kërkesë Presidentit. Nga burime jo zyrtare kemi marrë shkresë së pagat e zyrtarëve do të zbriten gjë që bie ndesh me punën që e bëjnë punëtorët e KEK-ut dhe sakrificën e tyre”, thotë Jashari.
Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh Jashari thotë se do t’i përshkallëzojnë protestat dhe paralajmëron se Kosova rrezikon të mbetet pa energji elektrike.
“Nëse institucionet nuk reagojnë dhe nuk e merr askush për bazë këtë protestë që do të bëhet sot ne do të shkojmë duke i rritur protestat edhe më radikale që ndoshta do të vije koha kur Kosova do të rrezikohet nga energjia elektrike. Jam i bindur që klasa punëtore nuk do te zmbrapset, kërkesat tona janë të qëndrueshme, për asnjë milimetër nuk do të lëshojmë pe në kërkesat tona”, tha Jashari.
Jashari gjithashtu thotë se nuk do të pranojnë që në asnjë mënyrë të barazohen me shërbyesit civil.
Pasi siç thotë ai, rreth pesë mijë punëtorë punojnë në kushte të vështira dhe pa siguri në punë.
“Janë diku afër pesë mijë punëtorë në kuadër të KEK-ut, kushtet e tyre janë shumë të vështira, duke filluar nga siguria në punë, vetë natyre e punës në KEK është shumë e rëndë. Kështu që në asnjë mënyrë ne nuk mund të krahasohemi me tjerë shërbyes civil. Ne i ekspozohemi pluhurit, i ekspozohemi zhurmës dhe shumë rreziqeve të tjera ku dihet që numri i të vdekurve pas luftës është diku dhjetëra shkon”, tha Jashari.
Ndërsa zbritjen e pagës nuk duan as ta diskutojnë dhe thotë se do e kundërshtojnë me çfarëdo lloj mënyre.
Nuk mundemi me marr me mend pse duhet me u zbritë paga, përkundrazi duhet me u rritë paga, djersa e punëtorit këtu nuk paguhet këtu duhet të jetë paga shumë më e lartë, andaj ne do të protestojmë në vazhdimësi” tha Jashari
Jashari po ashtu shpreson që protestat e vazhdueshme nga ana e punëtoreve të KEK-ut, mos të hasin më në vesh të shurdhër, por të ketë ndikim që ato paga të rriten e jo të zbriten.
“Shpresoj protestat të shkojnë në institucionet e Kosovës që pagat e punëtorëve të rriten e jo të zbriten”, tha Jashari.
Ligji i pagave, është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në shkurt të vitit 2019, dhe pritet të hyjë në fuqi nga dhjetori i këtij viti./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2421641878071020/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...