Në dalje të Pejës, në një shtëpi dy dhomëshe jeton familja shtatë anëtarëshe e Zojë Dautaj nga Komuna e Pejës.
Pesë fëmijët, Zoja dhe bashkëshorti i saj, i cili është i sëmurë, jetojnë në kushte shumë të rënda ekonomike, shkruan arbresh.info.
Shtëpia në të cilën jetojnë e që nuk është e tyre, është në gjendje të pa banueshme. Lagështi, myk, rrezik nga shembja e mureve dhe kontakti i ujit me rrymë janë disa nga brengat që Zoja tregonte.
“Në këtë shtëpi jetoj që dy vite e gjysmë. Kjo shtëpi ka qenë e pa banueshme por kam qenë në rrugë dhe jam detyruar me hy në këtë vend. E kam renovuar pak se ka qenë krejt me thera”, rrëfen Zoja para kamerës së portalit arbresh.info
Ajo tregon se që 22 vite është pa shtëpi duke jetuar gjetur strehim në rrugë e shtëpi të huaja.
“Krejt çka dua është me pas një shtëpi tonën për qeta fëmijë të mi, thotë ajo.
Vajza e saj e madhe, Besa, është detyruar të ndërpres shkollimin në klasën e pestë për shkak të kushteve ekonomike.
“Neve më së shumti na mungon shtëpia. Po du me pas një shtëpi temën që mos me prit kur po na thërrasin me na kërku me lëshu shtëpinë”, thotë Besa.
Kërkesa e vetme e kësaj familje është ndërtimi i shtëpisë dhe blerja e një prone.
Të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë kësaj familje nga Peja mund të kontaktojnë në numrin 049258914./arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...