Google ADS

Emery thotë se Mustafi ka ende të ardhme te Arsenali: “E respektoj vendimin e tij”

09:06 | 14 Shtator 2019
Arbresh.info

Emery i ka dhënë mbështetjen e duhur Shkodran Mustafit.

Ishte pranë largimit nga “Topçinjtë”, këtë ia kërkoi në njëfarë mënyre edhe trajneri, Unai Emery. Por, Shkodran Mustafi vendosi të qëndrojë dhe të luftojë për pozicionin e tij, raporton Gazeta Express.

Kjo nuk i pengon tani Emery, madje ai beson se Mustafi ka një të ardhme te Arsenali edhe pse deshi ta largojë gjatë verës.

“Mustafi vendosi të jetë këtu dhe kur vendos të jesh këtu, është si çdo tjetër lojtar”, tha Emery.

“Natyrisht, e respektoj vendimin e tij. Kur vendosi unë fola me të dhe i thash, ‘Ju jeni një më shumë në skuadër. Do të punoj me ju si me gjithë lojtarët tjerë”.

“Nuk e di saktësisht se pse vendosi (të qëndrojë), por përderisa ka vendosur të qëndrojë, është një lojtar më shumë në skuadër”.

Mbrojtësi 27-vjeçar është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 115 për “Topçinjtë”, ka shënuar 8 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme