Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se pret që partia e tij të arrijë një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në vend.
Zeka ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani”, se sipas sondazheve të realizuara nga ndërkombëtarët, partia e tij do të zërë vend në legjislaturën e ardhshme.
“Sondazhi të cilin ma kanë thënë ndërkombëtarët… Në të gjitha matjet e ndërkombëtarëve, partia ime e kalon pragun, madje e kalon tepër mirë”, është shprehur Zeka.
Sipas Zekës, në sondazhet e ndërkombëtarëve, ai del “numër një” si “politikani më i votuar, deputeti më i popullarizuar”.
Zeka ka thënë se partia e tij do t’i marrë ndërmjet 7.8 dhe 8.5 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka shprehur optimizmin e tij se PEK’u do të përfaqësohet nga “minimum 12-14 deputetë” në Kuvendin e Kosovës.
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...