Gjermania është e përgatitur të marrë 25% të emigrantëve që arrijnë në Itali përmes barkave, tha për gazetën Süddeutschen Zeitung, ministri i brendshëm Horst Seehofer.
Në një gjest të dukshëm të vullnetit të mirë përpara bisedimeve të Bashkimit Evropian për emigracionin më vonë këtë muaj, Seehofer tha: “Nëse gjithçka që është rënë dakord qëndron, ne do të ishim në gjendje të merrnim 25% të njerëzve të shpëtuar në det dhe të cilët përfundojnë në Itali”, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo nuk do të ngarkojë politikën tonë të emigracionit”.
Bisedimet në Maltë, të parapara për 23 shtator, janë planifikuar pasi vendet anëtare të BE kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për shpërndarjen e migrantëve që vijnë me anije shpëtimi.
Në veçanti, Italia ka qenë në qendër të vëmendjes këtë verë pasi ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini mbylli portet e Italisë për anijet që shpëtuan migrantët në Mesdhe.
Por Seehofer theksoi se Gjermania ka një mendim tjetër. “Unë gjithmonë kam thënë se politika jonë e imigracionit është humane,” vazhdoi ai. “Ne nuk do të lejojmë që askush të mbytet”.
Ndërkohë, një qeveri e re italiane e betuar javën e kaluar ka sugjeruar një politikë më të butë mbi imigracionin, pas qëndrimit të vijës së ashpër të Salvini. Për më tepër, Italia tha se kishte arritur një marrëveshje me vendet e BE për shpërndarjen e migrantëve midis vendeve anëtare./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...