Më pak se një muaj më parë, dyqani kinez i kompanisë Apple për aplikacione ishte gjetur i infektuar me XcodeGhost, ndërsa tani hulumtuesit kanë gjetur një program tjetër keqdashës që pretendojnë se është shënjestër e pajisje me iOS që janë dhe nuk janë ‘jailbroken’. I quajtur ‘YiSpecter’, programi keqdashës është thënë se ka prekur përdoruesit e platformës iOS në Kinë dhe Tajvan.
YiSpecter është në gjendje të shkarkojë, instalojë dhe lansojë aplikacione të ndryshme në iOS duke i zëvendësuar ato ekzistuese në pajisjen tuaj me ato të shkarkuara, transmeton arbresh.info. Përveç kësaj, YiSpecter është në gjendje të bëjë ndryshme në Safari për të shfaqur reklamat në madhësi të plotë.
Programi keqdashës, që është thënë se është funksional që 10 muaj, është raportuar tashmë tek gjiganti Apple, i cili pretendon që është duke hetuar rastin./arbresh.info
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...