Kompanitë dhe themeluesit e tyre të rinj qëndrojnë të suksesshme falë inovacionit të modeleve të reja të biznesit, të produkteve dhe shërbimeve të kërkuara dhe të ardhurave për t’i mbështetur ato. Në të vërtetë, këto firma të reja përfaqësojnë më të mirën e asaj që ky brez i ardhshëm ka për të ofruar.
Por ata kanë një rrugë të gjatë përpara. Në fund të fundit, çdo biznes i madh ishte njëherë i vogël. Business Magazine në këtë artikull pasqyron disa nga këshillat më të mira nga persona të suksesshëm të cilët përshijnë: manjatin e pasurive të patundshme dhe bashkë-mikpritësen e “Shark Tank” Barbara Corcoran, Peter Diamandis i “XPrize”, bashkëthemeluesi i “Honest Tea” Seth Goldman, CEO i “CB Insights” Anand Sanwal dhe themeluesi i “Uncharted Play” Jessica O. Matthews.
Cila është këshilla juaj më e mirë për sipërmarrësit e rinj sot?
Barbara Corcoran: Ju duhet ta filloni biznesin tuaj kur jeni i ri. Eksperienca mbivlerësohet, kështu që ju mund t’i gjeni përgjigjet përgjatë rrugës.
Çfarë këshille dëshironi që dikush t’iu kishte dhënë në fillimet tuaja?
Peter Diamandis: Së pari, gjeni një mentor, dikë që admironi në fushën ku doni të përfshiheni dhe ofrojuni që të punoni falas për atë person. Mendoni për këtë si një arsimim pa pagesë. Duke u kthyer pas, para disa shekujsh, mësimi i profesionit ishte kritik për suksesin e dikujt dhe mendoj se koncepti i mësimit të profesionit është shumë i vlefshëm përsëri edhe në ditët e sotme. Së dyti, jini i qartë për pasionin tuaj dhe mos u shpërqendroni në gjërat e tjera. Mos bëni diçka për para apo se doni t’i bëni prindërit apo mësuesit tuaj të lumtur. Filloni një startup, sepse është pasioni juaj personal, aspirata juaj më e lartë. Nëse bëni diçka, të cilën e keni pasion, punoni më fort se kurrë dhe do të shkëlqeni. Të bësh diçka të madhe dhe të guximshme është e vështirë dhe nëse nuk jeni krejtësisht i dashuruar me të, do të hiqni dorë para se të arrini finalen. Për mua, ishte pasioni për hapësirën, të cilën e mora gjatë fëmijërisë sime nga programi Apollo dhe Star Trek. Hapësira ka qenë motivi kryesor i forcës sime në pothuajse çdo gjë që kam bërë. Është ylli im udhëzues.
Cili është gabimi më i zakonshëm që të rinjtë bëjnë dhe si mund ta shmangin atë?
Seth Goldman: Njerëzit mendojnë se duhet të ndërmarrin një punë të caktuar që nuk pëlqejnë në mënyrë që të kapin mundësinë e ardhshme. Por, duke rënë dakord të bëjnë diçka që nuk e pëlqejnë ose diçka në të cilën nuk besojnë, ata rrezikojnë ose të jenë të mirë në diçka që nuk u pëlqen të bëjnë ose nuk e bëjnë atë mirë, sepse nuk janë të kënaqur – të dyja janë rezultate të këqija.
Cila është mundësia më e madhe e humbur që po shihni sot, të cilën sipërmarrësit e mundshëm duhet ta kapërcejnë?
Jessica O. Matthews: Sipërmarrësit e mundshëm duhet të shikojnë mundësitë për të optimizuar prodhimin dhe shpërndarjen. Mënyra se si i bëjmë gjërat nuk ka ndryshuar aq shumë për qindra vjet, kështu që ka vend për përçarje. Gjithashtu mund të bëhet më shumë punë në shkencën materiale dhe të përpiqeni të kuptoni më mirë gjërat që tashmë ekzistojnë në mënyrë natyrale dhe të kuptoni sesi t’i shfrytëzoni potencialisht ato.
Çfarë bëni kur iu vijnë idetë tuaja më të mira?
Diamandis: Historikisht, unë kam pasur idetë e mia më të mira kur lexoj një libër. Unë shoh leximin e një libri si një bisedë me autorin. Për mua, ka tre libra që bënë ndikimin më të madh: “The Spirit of St. Louis” nga Charles A. Lindbergh më dha idenë për të filluar “Fondacionin XPrize”. “The Singularity Is Near” nga Ray Kurzweil më dha idenë për të bashkë-themeluar “Universitetin Singularity”. Unë gjithashtu sugjeroj “The Man Who Sold the Moon” nga Robert A. Heinlein, i cili më dha idenë për Google Lunar XPrize dhe punën që po bëjmë me “Planetary Resources”. Përveç leximit të librave, idetë e mia më të mira kanë ardhur edhe nga biseda me shokë dhe kolegë, të cilët sjellin perspektiva të ndryshme në tavolinë.
Cili libër duhet të jetë në çdo shtëpi të sipërmarrësve? Pse?
Goldman: Përveç “Mission in a Bottle: The Honest Guide to Doing Business Differently–and Succeeding”, libri që kam shkruar me bashkë-themeluesin tim të “Honest Tea”, do t’i inkurajoj themeluesit të lexojnë “Call of the Wild” të Jack London. Ai na ndihmon të kujtojmë se ne jemi të gjithë kafshë. Edhe pse shpesh mësohemi t’i shtypim ato, ne të gjithë kemi instinkte, të cilat mund të na udhëheqin sesi të veprojmë dhe të përgjigjemi – dhe është mirë t’i besojmë.
Cila është pyetja që iu pyesin gjithmonë gjatë intervistave?
Corcoran: Pyetja që gjithmonë më pyesin gjatë një interviste është: “Më tregoni për nënën tuaj?” Sepse një fëmijë i pakënaqur rrallë bëhet një punonjës i mirë.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...