Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton “Pjesëmarrja”, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se, duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Agjenda:
09:30 Dyert e hapura të Kuvendit
10:00 Hapja – mirëseardhje
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit
(holli i Kuvendit)
10:10 Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës
Vullnet Kabashi, drejtor i Drejtorisë për Teknologji Informative / anëtar i Forumit për Transparencë
(holli i Kuvendit)
10:30 Kabina e Transparencës (video – porosi)
(oborri i Kuvendit)
10:40 Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja”
(oborri i Kuvendit)
10:50 Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile
Punëtoritë për demokraci
(oborri i Kuvendit)
11:30 Kuizi i Demokracisë
(holli i Kuvendit)
13:30 Debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”
(salla 405)
13:30 – 13:40 Fjalë hyrëse
Ismet Krasniqi – Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës
Alexander Chavarria, Drejtor – NDI
13:40 – 14:20 Prezantimi i Strategjisë për Informim dheKomunikim
Musli Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun / Kuvendi i Kosovës
Hapja dhe Qasja e Kuvendit të Kosovës në krahasim me rajonin Blerina Ramaj, Menaxhere e Projektit ActionSEE, Open Data Kosova
14:20 – 14:30 Transparenca dhe komunikimi,
Besnik Vasolli- Udhëheqës i komponentës për komunikim- GIZ, BnS EUROPE&KLSC
14:30 – 14:50 Shembuj: Hapja e të dhënave në nivel komunal
Jetmir Bakija, Menaxher i Programit Democracy Plus
14:30- 15:00 Diskutime
Moderatore: Shqipe Krasniqi, zyrtare për koordinim dhe planifikim strategjik- Kuvendi i Kosovës
Pjesëmarrësit: Përfaqësues të OJQ-ve nga Forumi për Transparencë i Kuvendit, media dhe organizata ndërkombëtare.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...