Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta duke folur për situatën në Kosovë dhe liderët politikë, presidenti Ilir Meta ka treguar se e ka mbështetur Ramush Haradinajn edhe kur demarkoi kufirin me Malin e Zi dhe kur doli kundër ndarjes së Kosovës me Serbinë, sipas planit Vuçiç-Rama-Thaçi.
Sipas Presidentit Meta, këto janë dy çështje të ndryshme.
‘Presidenti i Shqipërisë të vëjë në diskutim kufijtë e Kosovës do të ishte diçka e papranueshme për çdo shqiptar në botë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të ishte i fundit në botë të pranonte një gjë të tillë.
Udhëheqësit e Kosovës, do të japin llogari para Kosovës’, tha Meta.
Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti Meta është shprehur se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në këtë situatë.
‘Shqipëria nuk ka punë me dialogun me Serbinë. Por dialogu Kosovë-Serbi është detyra juaj. Ne ju mbështesim, diskutoni me njëri-tjetrin, koordinohuni me SHBA, Britani, Gjermani dhe merrni vendimin më të mirë’, u shpreh presidenti Ilir Meta në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV e SYRI.net.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...