Mickoski: Janeva më ka kërcënuar që të votoj për PSP-në

22:26 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

“Unë kam dëshmi nga deputetë që praktikisht lëndë të Katica Janevës në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Ata janë të gatshëm ta konfirmojnë këtë kudo. Unë vetë isha viktimë e shantazhit të saj, kur Katica Janeva në zyrën e saj më shantazhoi që të votoja për PSP-në për të ma shkrirë pronën. Kjo është tregti me të drejtën”.

Këtë e ka thënë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për Fokus. Ai ka shtuar se dëshmi nga deputetët tjerë, të cilët Katica Janeva i ka shantazhuar që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski thotë se nëse organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, partia e tij do të fitojë me 100 mijë vota diferencë.

“Anketat tona, por edhe ato objektive, thonë se nëse për momentin organizohen zgjedhje, përparësia e OBRM-PDUKM-së do të jetë minimum 100 mijë vota në krahasim me votat e LSDM-së”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ditë më parë tha se nuk frikësohet nga pushteti i Zaevit, duke shtuar se nëse zvarriten hetimet për rastin “Haraçi”, ai do të publikojë dëshmi të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme