Google ADS

Pentagoni: Qëndrimi i forcave të SHBA-së në Siri, i pandryshuar

22:05 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Qëndrimi i forcave të SHBA-së në Siri mbetet i pandryshuar, tha të enjten për Anadolu Agency (AA), zëdhënësi i Pentagonit, Sean Robertson.

“Ndërsa ne jemi duke punuar për të zbatuar udhëzimet e presidentit për të tërhequr trupat nga Siria në mënyrë të paramenduar dhe të koordinuar, nivelet e forcave do të diktohen nga kushtet në terren”, tha Robertson.

Detajet në lidhje me numrat ose afatet kohore nuk do të diskutohen “për arsye sigurie”, tha ai.

“New York Times” raportoi të enjten se Pentagoni është gati të dërgojë afro 150 trupa në verilindje të Sirisë “për të kryer patrullime tokësore me forcat turke”.

Krijimi i zonës së sigurtë

Duke iu referuar formimit të zonës së sigurtë përgjatë kufirit turk në Siri, Robertson tha: “SHBA-të kanë ndërmarrë hapa për të zbatuar me shpejtësi dispozitat e mekanizmit të sigurisë dhe në disa raste përpara afatit”.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me aleatin tonë turk pikërisht për të forcuar bashkëpunimin, koordinimin dhe konsultimin tonë”, shtoi ai.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord për krijimin e një zone të sigurtë në veri të Sirisë dhe të krijojnë një korridor paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata gjithashtu ranë dakord për formimin e një qendre të përbashkët operacionesh.

Marrëveshja gjithashtu parashikonte vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, përfshirë pastrimin e zonës nga grupi terrorist YPG/PKK, grup ky i cili ishte aleat me SHBA, përkundër kundërshtimeve të Turqisë.

SHBA e cila e konsideron PKK-në një organizatë terroriste, ndryshoi emrin e YPG-së në Forcat Demokratike Siriane në korrik 2017 për ta shkëputur atë me PKK-në.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e grupit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme