Google ADS

Haradinaj: Tash duhet ta fitojmë luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

20:58 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj para qytetarëve të Hajvalisë ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka plan që në qeverisjen e ardhshme të punojë për zhvillimin ekonomik.

Sipas Haradinajt, pasi janë kryer disa punë të rëndësishme të brendshme si ndalja e ndarjes, rregullimi i sektorit publik, Trepça, taksa 100%, ushtria, tash duhet fokusuar në zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

“Kur e vendosim 100%, atëherë në kohën tjetër ne e fillojmë luftën që duhet ta fitojmë. Luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme