Ekskavatori godet makinën, humb jetën drejtuesi i mjetit

20:45 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë një mjet tip kamion ku në rimorkio ka pasur një ekskavator, ka rënë nga shtrati i makinës që po e transportonte dhe për pasojë ka goditur një mjet tip ‘Mitsubish’ që kalonte në rrugë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Mitsubishi’, H.G, i moshës 50 vjeç.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Krumës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Gjakovës, aty ku ka ndërruar edhe jetë.

Shtetasi E. H, që rezulton të jetë edhe drejtuesi i mjetit tip kamion ku ndodhej eskavatori, është shoqëruar në polici.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Shqipërisë

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme