Google ADS

Meta dekoron me titullin “kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” shoqatën “Bashkësia Dibrane”

18:23 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Simpoziumin Shkencor: “110 vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje historike për kombin shqiptar”, që u zhvillua në ambientet e Akademisë së Shkencave.

Me rastin e këtij jubileu historik, në prani të përfaqësuesve të jetës politike, akademike, shoqërore dhe kulturore të vendit, të bashkësisë dibrane të Tiranës, të Komunës së Dibrës së Madhe dhe nga Diaspora, Presidenti i Republikës dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Shoqatën “Bashkësia Dibrane” me motivacionin: “Për kontributin e shquar dhe atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane, në veçanti të vlerave të Dibrës së Madhe, si dhe bashkësisë tradicionale dibrane në Tiranë”.

Presidenti Meta vlerësoi disa personalitete të shquara të bashkësisë dibrane: me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” (pas vdekjes): arsimtarin, atdhetarin dhe humanistin Faik Shatku ; politikanin, diplomatin dhe intelektualin e spikatur në fushën e pedagogjisë Luan Hajdaraga; ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” hidroteknikun, humanistin dhe aktivistin shoqëror zotin Faik Bruçi dhe mjekun, kontribuesin në fushën akademike dhe universitare zotin Petrit Bara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme