Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe prokurori i përgjithshëm i Republikës së Kazakistanit, Gizat Nurdauletov, sot në Shkup nënshkruan tre marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndihmë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit.
Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, në takim ministrja Deskoska theksoi se për të paraqet nder të madh dhe kënaqësi t’i nënshkruajë marrëveshjet bilaterale nga sfera e ndihmës ndërkombëtare juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për Marrëveshje mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit për ekstradim, Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në materien penale dhe Marrëveshje për transferim të personave të dënuar.
“Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është me rëndësi të madhe për shtetin tonë dhe pas hyrjes së tyre në fuqi nuk do të lihet kurrfarë hapësire për shmangie të drejtësisë me shfrytëzimin e vakuumit juridik mes dy shteteve. Me nënshkrimin e këtyre tre marrëveshjeve mbyllëm edhe një rutë të rrugës të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e hapëron drejt luftës kundër krimit dhe hapëm dyer për bashkëpunim të suksesshëm mes dy shteteve”, theksoi ministrja Deskoska.
Që nga pavarësimi, Republika e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kazakistanit nuk pati arritur marrëveshje bilaterale, ndërkaq duke pasur parasysh se Republika e Kazakistanit nuk është nënshkruese e konventave nga sfera, mes shteteve paraprakisht nuk ekzistonte bazë juridike për veprimin rreth lëndëve për Ekstradim, transferim dhe ndihmë të ndërsjellë juridike.
Në njoftim thuhet se në këtë periudhë Ministria e Drejtësisë punon në tërë pakon e ligjeve me të cilat jaë paraparë reforma të shumta, gjithnjë me qëllim të rritjes së efikasitetit të organeve të ndjekjes penale dhe gjyqësisë, si dhe avancimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar./Telegrafi/
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...