7 faktet e pabesueshme që nuk i keni dëgjuar më parë për Pragën

01:34 | 13 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Praga është zemra e Evropës. Kryeqyteti i republikës çeke është në fakt një qytet jo si gjithë të tjerët.

Sot ne me mendje do të udhëtojmë drejt Pragës, duke ju zbuluar disa gjëra vërtet interesante rreth këtij qyteti. Ndoshta disa prej jush i dinë, por për ju të tjerët që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë, është koha për t’i mësuar tani.

1- Praga është shtëpia e kështjellave               

Në Pragë është kështjella më e madhe në botë. Në shekullin e 19-të u ndërtua Kështjella e Pragës e cila përfshin një sipërfaqe prej 18 hektarësh, me katedrale mahnitëse, kisha, pallate mbretërore, dhe kopshte lulesh të mrekullueshme.

2- Ura Charles ka një domethënie matematikore

Ish-mbreti çek Charles IV e vuri gurin e parë të urës pikërisht në orën 05:31 të mëngjesit më 9 korrik 1357. Ai ishte shumë superstioz dhe e zgjodhi këtë datë për shkak të formës së saj të shkruar 1-3-5 -7-9-7-5-3-1 (viti, dita, muaji, ora). Vëmë bast që këtë gjë nuk e dinit.

3-Birra, pija e preferuar

Për shumë njerëz ndoshta ky fakt nuk është shumë i padëgjuar për çekët. Vendasit pinë birrë më shumë se çdo komb tjetër në botë. Çdo çek konsumon 155 litra birrë në vit.

4-Kulla më e urryer

Kulla e Zizkovit është më e urryera në Pragë, pasi artisti çek David Cenry ka vendosur statuja foshnjesh qe ngjiten në kullë. Ky provokim i tij, ka ngjallur shpesh detate të shumta tek vendasit, por edhe tek turistët.

5-Sheshi Charles

Sheshi Charles ka qenë dikur sheshi më i madh në të gjithë Evropën mesjetare. Ajo që është më mbreslënëse është se sheshi vazhdon të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë.

6-Pamja e qytetit

Ju duhet të ngjisni 299 shkallë për në kullën The Petřín Lookout, për të shijuar në këtë mënyrë gjithë pamjen e mrekullueshme të qytetit.

7-Festat si në Pragë

Nëse dëshironi festa të çmendura, Praga ua ofron. Kryeqyteti çek është një ndër qytetet më të mira në Evropë për t’u kënaqur në festa. Karlovy Lázně është klubi më i madh i Evropës Qendrore./Revista Class

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme