Google ADS

Ahmeti: Albin Kurti i luhatshëm, Vjosa Osmani s’ka fuqi politike

00:54 | 13 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti ka thënë se Vjosa Osmani e Albin Kurti vazhdimisht flasin për veten e tretë, duke e lavdëruar veten, transmeton Periskopi.

Ahmeti në DPD theksoi se Vjosa Osmani s’ka fuqi politike, as brenda LDK’së e as jashtë.

‘’Albin Kurti e Vjosa 100 here folin për veten e tretë. Po folë për veten. O njerëz, a pe ndalim të keqen a po jo’’, tha Ahmeti.

’Vjosa nuk  e ka fuqinë as brenda LDK’së, nuk  e ka fuqinë politike. Është mirë. Për shkak të situatës, dialogu Specialja që unë mendoj se nuk  e ka fuqinë politke me u ballafaqu’.

‘’Albin Kurti i ka ndërru qëndrimet. Kurti duhet me u deklaru se a ka me e mbajt taksën, apo jo’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme