Sllavisha Petkoviq nga koalicioni ”Sloboda” ka folur rreth idesë për të formuar koalicionin që ka për qëllim mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë ndryshe nga Lista Serbe, pa i dëmtuar komunitetet tjera.
”Ndryshe nuk bën. Si t‘i kundërvihemi Listës Serbe? Kemi qenë në institucione tash e 20 vjet, për dallim nga Lista Serbe. Mund ta shihni analfabetizmin politik. E dimë se si duhet ta mbrojmë komunitetin tonë, por kurrë në dëm të komunitetit tjetër. Kjo ishte disi e domosdoshme, por do të shohim se si do të funksionojë”.
”Serbët e Kosovës njihen për atë që – pa marrë parasysh kush ka qenë në pushtet tash është Aleksandar Vuçiqi, më herët Sllobodan Millosheviqi e kush ka qenë – e mashtron popullin në aspekt që Lista Serbe ka mbështetje nga Beogradi dhe mendon se është një e arritur kulmore”.
”Në politikë nuk ka nëse të mbështet pushteti, por populli. Që fjala e tij [Aleksandar Vuçiq] të ketë peshë, është dashur t’i qasen dhunës dhe për fat të keq edhe vrasjeve. Në zgjedhje është vrarë kumbara i Oliver Ivanoviqit, pastaj edhe vet Oliver Ivanoviq. Oliver Ivanoviq ka qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut dhe për fat të keq është vrarë në këtë rrugë gjatë këtij procesi”.
Si përfaqësues i koalicionit ”Sloboda”, Sllavisha Petkoviq në Analizën Zgjedhore në Klan Kosova pohoi se Lista Serbe pati përkrahje nga Beogradi zyrtar.
Ai përmendi edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po përdorë qasje mashtruese duke u paraqitur demokrat ndaj serbëve të Kosovë, njofton Klan Kosova.
”Nëse ju mendoni se fjala e juaj si kryetar mjafton [i referohet Aleksandar Vuçiqit], pse i qaseni dhunës, pse përjashtoni njerëz nga puna, pse ndizni vetura në Mitrovicë”.
”Për fat të keq, Aleksandar Vuçiqi na ka kthyer diku në kohë të mesit të shekullit 19, me mënyrën se si ai dëshiron të sundojë qeverisjen. Ai përpiqet të prezantohet si demokrat tek serbët e Kosovës dhe prandaj ishte e domosdoshme që ne të bashkohemi. Kemi një lloj përvoje të politikës në Kosovë – 15 apo 20 vjet ta pranoni nuk është shumë – por edhe nuk është pak, sepse i njohim këto procese”.
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...