Duket se ka festë në familjen Istrefi.
Që prej fillimit të këtij viti, në media është përfolur se reperi i njohur Blleki është në një lidhje me kushërirën e Norës dhe Era Istrefit, Besën.
Ata janë fotografuar shpesh së bashku, madje burime për “Iconstyle.al” konfirmuan se Besa dhe Blleki po i kalonin të dy pushimet këtë verë.
Gjithçka që bën çifti nuk i shpëton syrit të fansave, ndaj ditën e sotme dikush e ka pyetur Besën në Instastory nëse do të fejohet me reperin dhe gjejeni kur? Ditën e lindjes së saj!
“A është e vërtetë që ke me u feju për ditëlindje me…”- shkruan ndjekësi, pa e bërë publik emrin e reperit me të cilin Besa është në një lidhje.
“Po”- ia kthen Besa duke qeshur, ndërsa në një tjetër story ka bërë publike edhe datën e lindjes së saj, 10 tetorin.Mesa duket, çifti ka vendosur t’i bëjë gjërat serioze, mirëpo ende nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo.
Mbetet të presim për të parë se ç’do të ndodhë me Besën dhe Bllekin.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...