Google ADS

Musliu: Vjosa Osmani s’e ka as përkrahjen e LDK-së, s’mund ta luftojë korrupsionin

22:35 | 12 Shtator 2019
Arbresh.info

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund ta luftojë korrupsionin pasi ka kandidate për kryeministre që nuk ia kanë besuar subjektin.

”Nuk mund ta luftojë LDK korrupsionin, meqë një kandidate për kryeministre që këta e kanë nominu, që nuk e ka besimin e partisë së vet. Vjosa Osmani nuk është kandidate e LDK-së”, tha ajo.

Sipas saj, një kryeministre që nuk i është besuar partia, nuk mund ta luftojë korrupsionin.

“ Nuk mundet një kryeministre që nuk iu është besu partia, me iu besu Kosova. Dhe kjo nuk e ka mbështetjen e partisë së vet e ka absolutisht të pamundur për ta luftuar korrupsionin. PDK dhe kryeministri Veseli do t’a çojë deri në fund misionin kundër korrupsionit. Na përkrahën apo jo ata, do të na përkrahin qytetarët”, tha Musliu në KlanKosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme