Bilall Sherifi flet për koalicionin e mundshëm me PDK-në, qeverinë Haradinaj dhe punësimet partiake

21:26 | 12 Shtator 2019
Arbresh.info

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit çoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Pas shpërbërjes së Kuvendit, partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Njëjtë po vepron edhe Nisma Socialdemokrate.

Bilall Sherifi nga kjo parti në një intervistë për lajmi.net, ka folur për prioritetet e Nismës, për koalicionet parazgjedhore dhe paszgjedhore, qeverisjen Haradinaj, punësimet partiake nëpër ministri si dhe për punën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket deklarimeve të shumë subjekteve politike se nuk do të shkojnë në një koalicion paszgjedhor më Partinë Demokratike të Kosovës, Sherifi ka thënë se cilado parti që po e deklaron një gjë të tillë do t’i ndryshojë qëndrimet.

“Kushdo që i fiton zgjedhjet ne do të shkojmë për të biseduar me ta por askush nuk e ka ‘blanko’ mbështetjen e Nismës.

Nuk do bëhemi pjesë e bllokadës por e dhënies së ofertës dhe pjesë e bisedimeve për të krijuar insitucionet qeverisëse.”

Për ministritë që i ka udhëhequr kjo parti, Sherifi ka theksuar se janë ndarë të kënaqur.

20:58 | 12 Shtator 2019
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit çoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Pas shpërbërjes së Kuvendit, partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. Njëjtë po vepron edhe Nisma Socialdemokrate.

Bilall Sherifi nga kjo parti në një intervistë për lajmi.net, ka folur për prioritetet e Nismës, për koalicionet parazgjedhore dhe paszgjedhore, qeverisjen Haradinaj, punësimet partiake nëpër ministri si dhe për punën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket deklarimeve të shumë subjekteve politike se nuk do të shkojnë në një koalicion paszgjedhor më Partinë Demokratike të Kosovës, Sherifi ka thënë se cilado parti që po e deklaron një gjë të tillë do t’i ndryshojë qëndrimet.

“Kushdo që i fiton zgjedhjet ne do të shkojmë për të biseduar me ta por askush nuk e ka ‘blanko’ mbështetjen e Nismës.

Nuk do bëhemi pjesë e bllokadës por e dhënies së ofertës dhe pjesë e bisedimeve për të krijuar insitucionet qeverisëse.”

Për ministritë që i ka udhëhequr kjo parti, Sherifi ka theksuar se janë ndarë të kënaqur.

Video:

“Jemi të kënaqur me performancën e ministrive, kemi arritur objektivat në 18 apo 20 muaj kemi arritur të realizojmë por nuk jemi të kënaqur në përgjithësi me performancën e qeverisë.

Kjo për shkak se temat jetike për këtë vend siç janë arsimi, shëndetësia vazhdojnë të mbesin në hijen e temave siç është dialogu me Serbinë. Për aq sa kemi qenë në qeveri besoj se kemi arritur të realizojmë prioritetet që i kemi pasur”.

Për Nismën Socialdemokrate është raportuar se ka bërë një numër të madh punësimesh partiake, e për këtë Sherifi ka dhënë një sqarim.

“Kosova vuan nga ky problem. Ajo që duhet gjithsesi të shikohet është nëse ato janë bërë konform ligjit apo nuk janë bërë. Një numër i madh i njerëzve këtu janë anëtarë partish të LDK-së, PDK-së VV-së, Nismës, AKR-së por nuk është se janë punësuar njerëz që kanë qenë vetëm anëtarë partiak por të rinj dhe të reja që janë anëtarë të gjitha partive politike”.

Kandidati i Nismës Socialdemokrate thotë se ka pritur më shumë nga Ramush Haradinaj si kryeministër.

“Unë kam prit më shumë por nuk do të thotë se nuk jam i kënaqur me atë që është arrit. Një vit e kemi humbur me dilemën e madhe ta korrigjojmë apo të mos e korrigjojmë kufirin, të shkëmbejmë territor ose jo, të hymë në një dialog ku kërkoheshin kompromise të mëdha etj.

Qeveria ka pas telashe në funksionim pikërisht edhe për shkak të kësaj,por ka vendime të mëdha që janë marrë siç është ligji i pagave që askush më herët s’ka guxu ta merr duke frikësuar se po humbin vota.

Shumë gjëra në këto dy vite janë bërë duke mbajtur një vesh se çka po kërkon votuesi im jo çka po kërkon interesi i vendit.

Udhëheqësit kanë pushuar së qeni udhëheqës duke u shndërruar në ndjekës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme