Google ADS

Kryemadhi takon ambasadorin gjerman: Të tejkalojmë sa më parë krizën

19:33 | 12 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e Berlinit për afrimin e rajonit me Bashkimin Europian, e në veçanti për mbështetjen e Shqipërisë përmes investimeve nga Banka Gjermane për Zhvillim, kfË dhe projekteve zhvilluese nga GTZ.

Kriza politike ka qenë një prej temave kryesore të takimit dhe Kryemadhi ka nënvizuar se Shqipëria ka nevojë për të tejkaluar sa më parë krizën aktuale, për t’i hapur vendit rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Të majtë e të djathtë duan që Shqipëria të të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Integrimi në BE është i rëndësishëm për familjet shqiptare, pasi do të shtojë mundësitë për punësim të mirëpaguar, do të rrisë cilësinë në arsimim dhe shëndetësi, e do të përmirësojë standartet e jetesës në Shqipëri. LSI ka objektiv të saj Integrimin e Shqipërisë në BE”, ka thënë Kryemadhi.

Duke vlerësuar kontributin e qeverisë Gjermane për hartimin e Reformës në Drejtësi, Kryemadhi shprehu gjithashtu bindjen e saj për nevojën e zbatimit të reformës në drejtësi ashtu siç është shkruar në Kushtetutë.

“Pa sistem drejtësie të pavarur, nuk ka investime të huaja. Pa investime të huaja, nuk ka punësim. Pa mundësi punësimi, nuk ka të ardhme për rininë e cila po largohet nga vendi duke emigruar dita-ditës. Ndaj LSI kërkon që Reforma në Drejtësi të vazhdojë përpara me integritet ashtu siç është shkruar në Kushtetutë, e cila është miratuar unanimisht nga 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend”, ka theksuar kryetarja e LSI.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme