Është promovuar libri “ Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” të autores, Fetnete Ramosaj.
Në këtë promovim, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se janë mbledhur për të shënuar një sukses, një të arritur të një vajze luftëtare, duke theksuar se në UÇK ka pasur edhe vajza, që kanë qenë në vijë të frontit, duke kryer detyra të ndryshme, si mjeke, kroniste, në informim, në menaxhim, deri në vijat e frontit.
“Jemi mbledhë për me shënuar një sukses, bëhet fjalë për një femër një vajzë luftëtare. Që është me rëndësi me e cekë që në UCK ka pasë edhe vajza edhe ka qenë në vijë të frontit, kanë kry detyra të ndryshme, dikush mjeke, dikush në informatë, dikush në menaxhim, disa deri edhe në vija të frontit. Edhe në kohën e UCK-së femra ka qenë pjesë e luftës dhe ka kontribuar edhe në front edhe në familje” tha Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2477034795911993/?t=156
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...