Në minutën e 57-të, anglezi e gjeti Van Persie me një pasim të guximshëm “pa shikuar fare”, duke e lënë kundërshtarin Joleon Lescott në një gjendje konfuze, ndërsa ai pa mundim u largua sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Ky pasim i ish-legjendës së Unitedit është bërë viral, me disa që thonë se Scholes do të luante pa problem në mesfushën e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/