Doli për t’i përshëndetur para nisjes për në Bullgari, por Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, nuk u interesua se mE çfarë mjetesh po e marrin këtë rrugë sportistët e Taekwondos Kosova.
E ndonëse Veseli që partia e tij ka udhëhequr më Ministrin e Sportit, nuk u interesua për ta, shqetësimin për mungesë të buxhetit e shprehen përfaqësuesit e këtij sporti para mediave.
Për arbresh.info, Gani Krasniqi, kryetar i Taekwondos, bëri të diture se edhe në këtë kampionat sportistet po marrin pjesë më financa të siguruara nga vetë ai, shkruan arbresh.info.
“Nxënësit më të mirË do të udhëtojnë për në Bullgari ku do të mbahet kampionati Ballkanik, dhE nxënësit më të mirë do ta prezantojnë Kosovën. Ne vazhdimisht marrim pjesë dhe marrim medalje, tona herët. Në kampionat botëror e kom financu vetë shkuarjen atje dhe pastaj Ministria i ka qit 13 mijë ndërsa ka kushtua më shumë. U kon dashtë në fillim të korrikut me i qit mjetet, por përsëri më duhet vetë me financu. 3 ditë do të qëndrojnë atje në Bullgari dhe përsëri do i mbuloj vetë unë shpenzimet”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1261158587397163/
Janë gjithsej 35 garues që do të marrin pjesë në kampionatin i cili do të zhvillohet në Bullgari, tha Fatmir Mediu, Drejtor Teknik i këtij klubi.
E ndonëse u pyet nëse shqetësimin për mungesë të buxhetit ja shprehen edhe Kadri Veselit, Mediu tha se nuk patën raste të flasin për këtë çështje, por shprehet optimist se Ministria do të reagojë.
“Ne do të shkojmë më 35 garues në Kampionat në Bullgari, janë të përgatitur por ka shtetete më të përgatitura se ne. Ka ana e financave është pengesa më e madhe pasi që Ministria nuk jep aq sa duhet për federatat dhe pastaj ne po duhet të gjejmë vetë sponsorë. Kjo është problem për sportistët pasi që ata duhet të paguhen. Nuk patëm kohë më ja cek Kadri Veselit këtë problem po besoj se i din problemet dhe mungesën e buxhetit. Besoj se kjo do të ndryshoj në të ardhmen”./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...