Google ADS

Mozzik na i heq të gjitha dyshimet për ndarjen nga Loredana

12:07 | 12 Shtator 2019
Arbresh Info

Mozzik ka postuar disa fotografi që tregojnë se çifti ende janë bashkë.

Ditët e fundit është përfolur shumë për një ndarje të mundshme të çiftit Loredana e Mozzik.

Projektet e reja të reperes e madje edhe ditëlindja e saj kaluan pa u përmendur nga partneri i saj, gjë që ka bërë që të gjithë të jenë të sigurt se ata i kanë dhënë fund lidhjes, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Mozzik i ka hedhur poshtë të gjitha këto lajme, me postimet më të fundit që ka bërë në profilin e tij të Instagram.

Reperi ka treguar se po qëndron në vendin ku Loredana ka xhiruar videoklipin e saj më të ri, të cilin pritet ta publikojë sot.

Kjo këngë vjen shumë pak kohë pasi Loredana ka pubikuar bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm me Meron, ‘Kein Plan’.

E pikërisht ky bashkëpunim ka bërë që të qarkullojnë fjalët se prishja e lidhjes së tyre ka pasur të bëjë me një lidhje që thuhej të ketë filluar mes saj dhe Meros.

Por, siç duket kjo edhe mund të ketë qenë një lojë e tyre për t’u përfolur më shumë kënga./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme