Muriqi u transferua vetëm në verë te Fenerbahce nga Rizespori për një shifër të raportuar prej katër milion eurosh.

Megjithatë, ndikimi i tij ka qenë i madh dhe i menjëhershëm duke gjetur rrjetën thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur.

Këto paraqitje kanë bërë që Muriqi të bie në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane si Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Por, sipas mediave turke, klubi i madh nga Stambolli nuk pritet ta lëshoj lehtë yllin e Kosovës, pasi do të kërkojë plot 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Fenerbahce synon fillimisht blindimin e Muriqit dhe pastaj vendosjen e kluazolës në kontratën e tij. /Telegrafi/