Barcelona e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të rrezikojë me gjendjen fizike të Lionel Messit.
Kapiteni i gjigantit katalonas nuk stërviti me bashkëlojtarë të mërkurën në mëngjes dhe kjo ka ngritur dyshime nëse argjentinasi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Valencias në La Liga, transmeton Gazeta Express.
Barcelona nuk dëshiron ta ngutë Messin në procesin e riaftësimit nga lëndimi në pulpën e këmbës dhe do të presë me durim që ai të jetë 100 për qind i gatshëm.
Klubi katalonas është i vetëdijshëm se ka pasur një fillim të vështirë këtë sezon në mungesë të Messit, por ka kohë të mjaftueshme për të luftuar për vendin e parë në La Liga.
Triumfi në Ligën e Kampionëve është synimi kryesor i Barçës, gjithsesi.
Meqë do të përballet me Dortmundin në Ligën e Kampionëve të martën e ardhshme, Barça është e gatshme ta pushojë Messin kundër Valencias në fundjavë.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...