Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri të telefonit të mençur mobil.
iPhone 11 është quajtur pajisja më e re mobile e Apple, që vjen si pasardhëse e iPhone XR. (Përveç iPhone 11, Apple ka prezantuar edhe dy versione më të avancuara, të cilat i ka quajtur iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max).
iPhone 11 do të dalë në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 (versioni me 64GB) do të kushtojë 699 dollarë, apo 633 euro.
Por, sa do të kushtojë modeli i ri i iPhone në vendet kryesore të Evropës?
Në Gjermani, iPhone 11 do të kushtojë 799 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.
Në Zvicër, iPhone 11 do të mund të blihet për 809 franga zvicerane, apo 738 euro.
Në Angli, iPhone 11 do të kushtojë 729 funte, apo 815 euro. Në Itali, iPhone 11 do të mund të blihet për 839 euro.
Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 do të jetë 809 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.
Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone 11 në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalë në shitje.
https://youtu.be/H4p6njjPV_o
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele