Arsene Wenger beson se Manchester Unitedi nuk ka shanse të luftojë për titull në Premierligë këtë sezon dhe dyshon nëse kjo gjeneratë e futbollistëve të “Djajve të kuq” mund t’ia rikthejnë madhështinë klubit.
Pas katër ndeshjeve në sezonin e ri – nga të cilat Unitedi e ka fituar vetëm një, e ka humbur një tjetër dhe ka barazuar dy herë të tjera – ish-trajneri i Arsenalit Wenger sheh potencial në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer por këmbëngul se nuk është skuadër e gatshëm për të qenë në krye.
“Kur e sheh Man Unitedin, e kupton se është ndër shembujt ku ka potencial. Por kjo skuadër ende nuk e ka gjetur mënyrën për të qenë kolektive”, tha Wenger për beIN Sports.
“Mbase këta futbollist nuk janë të pjekur mjaftueshëm për ta bartur një ekip si Man United. Kjo është pikëpyetja tani. Mund ta ndiesh se ka diçka që po del nga kjo skuadër, por e cila ende nuk është e gatshme. Kur i sheh duke luajtur ata, e kupton se nuk janë kandidatë për të luftuar për titull kampioni”, shtoi ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...