Bëri tatuazh brenda buzës fjalën ISIS dhe kjo i ka kushtuar vendin e punës një të riu amerikan, megjithëse kuptimi i saj nuk ka të bëjë me organizatën terroriste.
Kirk Soccorso, punonjës i një kompanie elektroshëtpiakesh në Amerikë, kishte bërë në buzë tatuazh emrin e të dashurës së tij.
Në një intervistë për CNN, Soccorso tha se dashura e tij Isis-i dhe ai kishin vendosur të bënin tatuazh emrat e njeri-tjetrit në të njëjtën pjesë të gojës.
“Sinqerisht, e kam kuptuar vetëm kohët e fundit se çfarë kuptimi ka akronimi ISIS”, tha ai.
Djaloshi shprehet më tej se kur kompania e mori vesh për tatuazhin, i kërkoi atij të mos kthehet më në punë. Soccorso thotë se do ta padisë kompaninë pasi sipas tij shkarkimi është i padrejtë.
Nga ana e saj kompania ka thënë se shkarkimi nuk është mbështetur vetëm te tatuazhi, por edhe në shkaqe të tjera./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=4gswV782nVc
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...